Shqipëria nis avion në Izrael për të nxjerr shqiptarët nga zona e luftës

Shqipëria

Shqipëria nis avion në Izrael për të nxjerr shqiptarët nga zona e luftës

Më: 8 tetor 2023 Në ora: 18:39
Foto ilustrim

Një operacion për marrjen e shqiptarëve nga zona e luftës në Izrael është duke u zhvilluar. Avioni i Air Albania veçse ka arritur në Tel Aviv, ndërsa ka nisur dhe kthimin.

Fluturimi ka nisur në orën 17:00 nga aeroporti i Tel Avivit dhe avioni pritet të ulet në aeroportin ”Nënë Tereza” në Tiranë rreth orës 18:36, raporton tvKlan.

Nuk dihet sa shqiptarë po kthehen nga Izraeli.

Operacioni ishte mbajtur sekret për shkak të rëndësisë së çështjes. Ky vendim u mor pas luftës në Izrael nga sulmi i militantëve të Hamasit.

Operacione të ngjashme për largimin e shtetasve të huaj nga Izraeli po i kryejnë edhe shtete të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat