Fermerët shtojnë serat/ Fier, rritja e çmimit të shitjes së prodhimeve po ndihmon fermerët

Shqipëria

Fermerët shtojnë serat/ Fier, rritja e çmimit të shitjes së prodhimeve po ndihmon fermerët

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 15:40
Foto nga vendi i ngjarjes

Fermerët në Fier po shtojnë sipërfaqet me sera.

Vetëm për këtë vit  kjo sipërfaqe është rritur me 20 hektarë. 1 vit më parë, babë e bir Pëllumb dhe Endrit Maloku vendosën që në një sipërfaqe toke prej 13 dynym në pronësi të tyre në fshatin “Afrim i ri” të ndërtonin një serë moderne, duke aplikuar edhe në skemat ndihmëse.

“Në këtë biznes jemi angazhuar familjarisht dhe kemi  arritur që brenda një viti të kultivojmë dy sezone një me domate dhe aktualisht jemi duke prodhuar tranguj të varietetit “Aisopos” pretendojmë që deri në fund të sezonit të arrimë deri në 1200 kv”, tha fermeri Pëllumb Maloku.

Për prodhimin cilësor tashmë ka siguruar tregun  dhe eksportohet në vendet e rajonit dhe ato të Bashkimit Evropian. Megjithatë pengesë për fermerin mbetet mungesa e fuqisë punëtore ndërsa kërkojnë më shumë mbështetje institucionale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat