Mori para për të djegur tarracën e lokalit në Tiranë, pranga autorit

Shqipëria

Mori para për të djegur tarracën e lokalit në Tiranë, pranga autorit

Më: 15 tetor 2023 Në ora: 09:41
Foto ilustrim

Një person është arrestuar pasi dyshohet se hodhi lëndë djegëse në tarracën e një lokali dhe si pasojë u dogjën panalet diellore dhe disa pajisje të ndryshme të lokalit.

Policia thotë se për këtë ngjarje është shpallur në kërkim një 24-vjeçar, i cili kishte paguar autorin e zjarrvënies, për të djegur lokalin.

Nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se ky person është paguar me shumën 20 000 lekë të rinj, për kryerjen e këtij krimi.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan veshje të cilat autori i zjarrvënies, ka patur veshur gjatë kryerjes së krimit, si dhe disa targa automjetesh të shtetësive të ndryshme, të gjetura gjatë kontrollit të banesës së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat