“Dënojmë sulmin në veri”, Von der Leyen dhe Scholz tregojnë se a do të ketë sanksione ndaj Serbisë

Shqipëria

“Dënojmë sulmin në veri”, Von der Leyen dhe Scholz tregojnë se a do të ketë sanksione ndaj Serbisë

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 07:33 Përditësuar në ora: 20:11 më 16.10.2023
Foto nga konferenca

Kancelari Scholz: Kosova dhe Serbia duhet t’i zgjidhin të gjitha problemet para se të jenë pjesë të BE-së

Kancelari gjerman, Olaf Scholz në konferencën për shtyp në mbyllje të Samitit të Berlinit në Tiranë, u shpreh qartazi se konflikti midis Kosovës dhe Serbisë duhet të zgjidhet përfundimisht.

Kancelari ka dënuar sulmin ndaj policisë në veri të Kosovës dhe kjo sipas tij, “është e papranueshme”.

“Gjermania është shumë e qartë në lidhje me këtë, por duhet të ketë një hetim të plotë që duhet të bëhet nga autoritete e Kosovës dhe është e rëndësishme që autoritetet serbe të bashkëpunojnë në këtë drejtim.”, nënvizoi kancelari.

Scholz theksoi se Gjermania e kupton shumë mirë situatën në Ballkanin Perëndimor, por theksoi se duhet parë nga e ardhmja dhe jo e kaluara.

“Duhet të zgjidhen të gjitha problemet para se të jemi pjesë e BE-së. S’mund të integroheni në BE duke marrë me vete problemet që keni këtu. Vlerësojmë reformat që janë marrë dhe aspekte të tjera, por kjo është përgjigja ime në lidhje me situatën në Kosovë me Serbinë.  Në lidhje me integrimin për ne janë të rëndësishme marrëveshjet e sotme që u nënshkruan mes vendeve. Duhet të zgjidhim një herë e mirë konfliktin mes Kosovës dhe Serbisë.”, theksoi Scholz.

“Dënojmë sulmin në veri”, Scholz: Kosova dhe Serbia kanë shumë pika për të arritur

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka dënuar sulmin në Veri të Kosovës, që ndodhi pak javë më parë. Gjatë fjalës së tij në Samitin e Procesit të Berlinit, ai ka thënë se Kosova dhe Serbia kanë shumë pika për të arritur.

Sakaq, kancelari gjerman ka theksuar se janë duke bashkëpunuar me autoritetet e Kosovës dhe kjo që po ndodh është diçka shumë e mirë.

“Thjesht do të thoja shkurt që ne e dënojmë vërtetë sulmin që ndodhi në Kosovë. Është diçka që nuk do e pranojnë kurrë, është diçka shumë e qartë që BE dhe të gjitha vendet dhe Gjermania janë shumë të qartë në atë pikë. Gjithashtu ne kërkojmë që të ketë një bashkëpunim midis vendeve që suportojnë këto hetime. Është shumë e rëndësishme, jemi duke bashkëpunuar me autoritetet e Kosovës dhe kjo që po ndodh është diçka shumë e mirë. Mendoj të shtoj se situata e zhvillimit të paqes në Ballkanin Perëndimor ka nevojë për mirëkuptimin e të gjitha vendeve dhe do të funksionojnë nëse nuk janë të ndjekura nga e shkuara por shikojnë drejt së ardhmes. Kjo është arsyeja që ne suportojmë Maqedoninë e Veriut dhe Bulgarinë. Kjo është çështja që ne jemi duke punuar. Në çështjen Kosovë- Serbi ka shumë pika që duhet të arrihen”, tha ndër të tjera ai.

A do të ketë sanksione ndaj Serbisë? Përgjigjen Von der Leyen dhe Scholz

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe kancelari gjerman Olaf Scholz përsëritën qëndrimin e Bashkimit Evropian, duke dënuar sulmin ndaj policisë së Kosovës në Banjskë më 24 shtator

E pyetur nga mediat lidhur me qëndrimin që do të mbajë BE ndaj agresion serb në Veri, Von der Leyen theksoi se BE ka kërkuar një hetim të hollësishëm lidhur me atë që ndodhi në 24 shtator dhe vetëm pas rezultatit të këtyre hetimeve do dalë me një vendim për Serbinë.

Të njëjtën gjë theksoi edhe kancelari gjerman teksa shtoi se sulmi ndaj forcave të policisë së Kosovës është diçka që BE dhe Gjermania nuk e pranojnë.

“Nuk do t’i shtoj shumë asaj që tha Ursula; e dënojmë sulmin ndaj forcave të policisë së Kosovës. Është diçka që nuk do ta pranojmë dhe është e qartë se vendet e BE dhe Gjermania nuk pranojnë një gjë të tillë. Kërkojmë hetime intensive nga autoritetet e Kosovës dhe një bashkëpunim të autoriteteve serbe për këto hetime”, tha Scholz.

Rama krah Scholz dhe Von der Leyen: Samiti u mbyll me diskutime të frytshme dhe ndjenjë të vërtetë miqësie

Në konferencën përmbyllëse të Samitit të Berlinit në vendin tonë, kryeministri Edi Rama u shpreh se kjo ditë shkoi përtej çdo parashikimi, në mënyrë pozitive.

I pozicionuar në qendër të dy liderëve evropianë, Von der Leyen dhe Scholz, Rama shprehu mirënjohjen e madhe ndaj tyre, duke theksuar se në këto kohë të vështira për kontinentin është thelluar miqësia e bashkëpunimi mes vendeve.

“I jam mirënjohës Zotit dhe BE-së që u siguruan që kjo ditë të niste me një diell të mrekullueshëm dhe të mbyllej me një fllad të këndshëm. Samiti u mbyll me diskutime mjaft të frytshme, me shkëmbime vërtet të hapura dhe një ndjenjë të vërtetë miqësie. Nuk do gjeja dot kurrë fjalët e duhura për të falenderuar kancelarin që në mënyrë kaq të hijshme ishte i hapur për ta sjellë procesin në Tiranë dhe nuk do gjeja fjalët e nevojshme për të falenderuar Presidenten e Komisionit për planin e BE për Ballkanin Perëndimor. Ky është një moment i vështirë për çdokënd për shkak të krizave të njëpasnjëshme për të gjithë ne, qoftë Europë me B apo Europë pa B.

Në të njëjtën kohë, është farkëtuar miqësia jonë, bashkëpunimi jonë dhe falë udhëheqjes së BE ajo çfarë ka ndodhur është shfrytëzuar për të parë më parë me besim të madh te Ballkani Perëndimor. Këta dy gjermanë krah meje kanë orare, afate, avionë për të marrë e gjëra për të bërë kështu që nuk dua të marr nga koha e tyre sepse nuk ndodh çdo ditë që të kemi nderin t’i presim. Jam i sigurt se ajo që do thonë ata janë më të rëndësishme se ajo që do them unë, jam i gatshëm për pyetje nëse më drejtohen. Kancelarë pranoni shprehjen e mirënjohjes time për gjithcka po bëni për ne, jeni një fuqi mbresëlënëse që këmbëngulni për t’i shtyrë BE dhe BP për të qenë më afër me njëri-tjetrin”, deklaroi Rama.

​Nënshkruhet marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të kualifikimeve profesionale

Në kuadër të Samitit të Berlinit që po mbahet në Tiranë, gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Kosova, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja Hercegovina kanë nënshkruar marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë edhe të katër profesioneve, ku përfshihen kirurgët, mamitë dhe veterinarët, të cilat do t'i shtohen profesioneve që tashmë janë rregulluara për mjekët, dentistët dhe arkitektët.

Krahas kësaj ujdie, vendeve të rajonit iu është paraqitur plani i zgjerimit të BE-së nga kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Samiti i liderëve të Procesit të Berlinit është mbajtur për herë të parë jashtë kufijve të Bashkimit Evropian.

Nuk do të ketë takim Kurti-Scholz-Bernabiq

Në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, ndërkaq do të ketë takim Kurti-Scholz.

Kryeministri Kurti pritet të deklarohet para mediave shumë të interesuara për zhvillimet në dialog dhe situatën e sigurisë, pas agresionit të Serbisë ndaj Kosovës me 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.

Procesi i Berlinit, nënshkrimi i marrëveshjes rajonale

Pas pak pritet të nënshkruhet marrëveshja rajonale për njohje reciproke të kualifikimit profesional.

Kujtojmë se Kryeministrit i Kosovës, Albin Kurti, në sesionin e parë të Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë, me temën “Integrimi i rajonit në Tregun Unik dhe përmirësimi i konvergjencës me BE”, është fokusuar në sulmin terrorist të 24 shtatorit në veri.

Kryeministri Kurti,  ka theksuar se në një sulm terrorist kundër Kosovës më 24 shtator, një nga zyrtarët tanë policorë u vra, por autorët akoma enden të lirë në Serbi edhe pse publikisht e pranuan përfshirjen e tyre.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka kërkuar bashkëpunim më të madh të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe atyre jo anëtare.

Fjala e Kryeministrit Kurti në sesionin e parë të Samitit të Procesit të Berlinit

Fjala e plotë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në sesionin e parë të Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë, me temën “Integrimi i rajonit në Tregun Unik dhe përmirësimi i konvergjencës me BE”:

I dashur Kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama,

I dashur Kancelari Scholz,

E dashur Presidente e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

I dashur President i Këshillit Evropian, Charles Michel

Kolegë kryeministra dhe presidentë,

Është më vend që Samiti i Procesit të Berlinit, i themeluar për të rritur bashkëpunimin dhe për të krijuar marrëdhënie të mira fqinjësore mes shteteve të Ballkanit Perëndimor - po mbahet në Tiranë. Falënderoj kryeministrin Rama dhe kancelarin Scholz për organizimin e këtij samiti.

Në një sulm terrorist kundër Kosovës më 24 shtator, një nga zyrtarët tanë policorë u vra, por autorët akoma enden të lirë në Serbi edhe pse publikisht e pranuan përfshirjen e tyre. Ky ishte një akt i ligë sponsorizuar nga Serbia, siç tregojnë provat e pakundërshtueshme. Ne kemi konfiskuar mbi 5 milionë euro armatim të sofistikuar dhe municione të prodhuara në Kragujevc dhe Çaçak. Katër herë në dy vitet e fundit Serbia ka sjellë ushtrinë e saj në kufirin tonë.
Edhe njëzet e pesë vite pas fushatës gjenocidale, dhe pas kaq shumë raundeve të dialogut, Kosova ende kërcënohet me invazion nga Serbia. Ky moment na kërkon të reflektojmë dhe të mos e vazhdojmë punën si zakonisht. Një akt i tillë nuk duhet të kalojë pa u ndëshkuar.
Të dashur miq,

Qytetarët në Ballkanin Perëndimor sot nuk duhet të jetojnë nën frikën e një konflikti nesër, por të punojnë për një të ardhme së bashku. Ne si udhëheqës të tyre kemi përgjegjësinë për të ndërtuar atë të ardhme të përbashkët. Dhe si udhëheqës, ne duhet të përfshihemi në atë proces me mirëbesim. Kërkohet një angazhim me mirëbesim për të garantuar efektivitetin afatgjatë të marrëveshjeve tona dhe respektimin e të gjitha palëve të investuara në proces.

Vitin e kaluar, ne nënshkruam tre marrëveshje mobiliteti, një hap i rëndësishëm drejt rezultateve të prekshme. Përderisa që e vlerësoj progresin, ai do mund të ishte edhe më i shpejtë. Fatkeqësisht, mospërfillja e një marrëveshjeje kyçe për lirinë e lëvizjes nga ana e Bosnjës dhe Hercegovinës do të thotë se vazhdon kushti për viza ndërmjet Kosovës dhe Bosnjës.

E mirëpres marrëveshjen e re për profesionet e reja për infermierët, kirurgët veterinarë, mamitë dhe farmacistët, dhe mirëpres marrëveshjet e ardhshme që zgjerojnë edhe më tej gamën e profesioneve të përfshira.

Ne mbështesim "Planin me katër hapa" të rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor nga Presidentja e Komisionit Evropian. BE-ja mund të reformohet dhe të zgjerohet. Unë gjithashtu besoj se përfitimet e Tregut Unik të BE-së duhet të lidhen me reformat ekonomike dhe demokratike. Nuk duhet të ketë përfitime të BE-së dhe as fonde të BE-së, pa vlerat të BE-së.

Ne jemi të vetëdijshëm për hendekun thelbësor të standardeve të jetesës me BE-në, i cili do të kërkojë kohë për t'u mbyllur. Së bashku, ne duhet të vazhdojmë të punojmë drejt rritjes së qëndrueshme për rajonin tonë. Kosova, një demokraci e gjallë, është e përgatitur të përballet me sfida të reja dhe të përqafojë një të ardhme më të ndritshme. Në këtë drejtim, ne jemi të kënaqur që kemi krijuar Observatorin e Konvergjencës.

Ju faleminderit shumë.

Samiti i Berlinit, Kurti: Akti terrorist nuk duhet të kalojë pa u ndëshkuar

Kryeministrit i Kosovës, Albin Kurti, në sesionin e parë të Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë, me temën “Integrimi i rajonit në Tregun Unik dhe përmirësimi i konvergjencës me BE”, është fokusuar në sulmin terrorist të 24 shtatorit në veri.

Kryeministri Kurti,  ka theksuar se në një sulm terrorist kundër Kosovës më 24 shtator, një nga zyrtarët tanë policorë u vra, por autorët akoma enden të lirë në Serbi edhe pse publikisht e pranuan përfshirjen e tyre.

“Ky ishte një akt i ligë sponsorizuar nga Serbia, siç tregojnë provat e pakundërshtueshme. Ne kemi konfiskuar mbi 5 milionë euro armatim të sofistikuar dhe municione të prodhuara në Kragujevc dhe Çaçak. Katër herë në dy vitet e fundit Serbia ka sjellë ushtrinë e saj në kufirin tonë. Edhe njëzet e pesë vite pas fushatës gjenocidale, dhe pas kaq shumë raundeve të dialogut, Kosova ende kërcënohet me invazion nga Serbia. Ky moment na kërkon të reflektojmë dhe të mos e vazhdojmë punën si zakonisht. Një akt i tillë nuk duhet të kalojë pa u ndëshkuar”, ka theksuar Kurti, njofton Zyra e Kryeministrisë

Sipas tij, qytetarët në Ballkanin Perëndimor sot nuk duhet të jetojnë nën frikën e një konflikti nesër, por të punojnë për një të ardhme së bashku.

“Ne si udhëheqës të tyre kemi përgjegjësinë për të ndërtuar atë të ardhme të përbashkët. Dhe si udhëheqës, ne duhet të përfshihemi në atë proces me mirëbesim. Kërkohet një angazhim me mirëbesim për të garantuar efektivitetin afatgjatë të marrëveshjeve tona dhe respektimin e të gjitha palëve të investuara në proces”, ka thënë ai.

Sipas njoftimit, Kurti në Tiranë ka thënë se vitin e kaluar, “ne nënshkruam tre marrëveshje mobiliteti, një hap i rëndësishëm drejt rezultateve të prekshme. Përderisa që e vlerësoj progresin, ai do mund të ishte edhe më i shpejtë. Fatkeqësisht, mospërfillja e një marrëveshjeje kyçe për lirinë e lëvizjes nga ana e Bosnjës dhe Hercegovinës do të thotë se vazhdon kushti për viza ndërmjet Kosovës dhe Bosnjës”.

Kurti ka theksuar se e mirëpret marrëveshjen e re për profesionet e reja për infermierët, kirurgët veterinarë, mamitë dhe farmacistët, dhe mirëpres marrëveshjet e ardhshme që zgjerojnë edhe më tej gamën e profesioneve të përfshira.

“Ne mbështesim "Planin me katër hapa" të rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor nga Presidentja e Komisionit Evropian. BE-ja mund të reformohet dhe të zgjerohet. Unë gjithashtu besoj se përfitimet e Tregut Unik të BE-së duhet të lidhen me reformat ekonomike dhe demokratike. Nuk duhet të ketë përfitime të BE-së dhe as fonde të BE-së, pa vlerat të BE-së. Ne jemi të vetëdijshëm për hendekun thelbësor të standardeve të jetesës me BE-në, i cili do të kërkojë kohë për t'u mbyllur. Së bashku, ne duhet të vazhdojmë të punojmë drejt rritjes së qëndrueshme për rajonin tonë. Kosova, një demokraci e gjallë, është e përgatitur të përballet me sfida të reja dhe të përqafojë një të ardhme më të ndritshme. Në këtë drejtim, ne jemi të kënaqur që kemi krijuar Observatorin e Konvergjencës”, ka thënë Kurti në Samitin e Berlinit në Tiranë.

Rama kërkon bashkëpunim më të madh: Premtimet e Samitit të Berlinit s’u realizuan plotësisht

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka kërkuar bashkëpunim më të madh të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe atyre jo anëtare.

Në hapjen e punimeve të Samitit të Berlinit që po mbahet në Tiranë, Rama tha se i njëjti është një moment historik për fqinjësinë e mirë mes gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Megjithatë, Rama tha se premtimet ekonomike të Procesit të Berlinit, i cili ka nisur para nëntë viteve nuk janë zbatuar plotësisht.

Ai përmendi një deklaratë të ish-kancelares gjermane Angela Merkel se demokracia pa infrastrukturë nuk mund të funksionojë.

Rama: Premtimet ekonomike të Procesit të Berlinit nuk janë realizuar plotësisht

"Gjatë këtyre 9 viteve kemi dëshmuar takime të panumërta midis nesh dhe palës së BE. Ne edhe u bëmë pionerë të iniciativave tona. Për këto 9 vite kemi përftuar mjaft përvojë duke shkëmbyer pikëpamje dhe duke mësuar që të biem dakord që nuk biem dakord. Më duhet të theksoj se premtimet ekonomike të Procesit të Berlinit nuk janë realizuar plotësisht për ta thënë në mënyrë të butë. Angela Merkel e theksoi këtë në Procesin e Berlinit në takimin e Polonisë dhe tha që demokracia pa infrastrukturë nuk mund të funksionojë si duhet", tha ai.

Mirëpo ai u shpreh i lumtur me angazhimin dhe hapat konkret të Komisionit Evropian për mbështetjen ekonomike ndaj rajonit ballkanik.

Rama: Po marrim hapa për ndryshime kryesore politike dhe ekonomike

"Është për t’u përgëzuar Ursula dhe komisioni. Tashmë po marrim hapa për ndryshime kryesore politike dhe ekonomike. Tashmë jemi në pikën kur diskutojmë tregtinë. Procesi është penguar nga çështje afatgjata midis disa vendeve të rajonit. Fqinjët tanë të BE-së kanë marrë të paktën mbi 4500 euro për frymë, ndërkohë që vendet tona marrin 138 euro për frymë. Procesi i anëtarësimit i bazuar në merita duhet të vazhdojë për të mirën tonë”, tha ai.

Ndërkaq, nënvizoi sfidat me të cilat po hasin vendet e Ballkanit Perëndimor.

Rama: Të jetosh pa BE-në nuk është e lehtë

"Sfida më e madhe politike është ndarja e dhimbshme midis anëtarëve të BE-së dhe jo anëtarëve të BE-së. Të jetosh pa BE-në nuk është e lehtë, sfidat me të cilat përballen vendet jo anëtare të BE-së nuk është e lehtë. A mund të përballojmë këto ndasi midis vendeve të BE-së dhe vendeve jo anëtare", tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat