Ulen eksportet për 9 për qind gjatë periudhës janar-shtator në Shqipëri

Shqipëria

Ulen eksportet për 9 për qind gjatë periudhës janar-shtator në Shqipëri

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 15:18
Foto ilustrim

Eksportet e mallrave në Shqipëri arritën vlerën 3 miliardë e 333 milionë euro gjatë nëntëmujorit të këtij viti, duke u ulur me 9 për qind krahasuar me një vit më parë, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën mbi 6.5 miliardë euro.

Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi raportin e tregtisë së jashtme, sipas të cilit, deficiti tregtar arriti vlerën mbi 3 miliardë euro, duke u ulur me 3.6 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022.

Grupet që kanë ndikuar negativisht në uljen vjetore të eksporteve, janë “materiale ndërtimi dhe metale” me 7.2 pikë përqindje, “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 1.5 pikë përqindje, “tekstile dhe këpucë” me 0.9 pikë përqindje, etj.

Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet “ushqime, pije, duhan” me 1.4 pikë përqindje dhe “makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me 0.4 pikë përqindje, transmeton ATSh.

Ekspertët shpjegojnë se rënia në vlerë e eksporteve reflekton si rënien e çmimeve të produkteve në tregjet ndërkombëtare, ashtu dhe pasojat që po jep dobësimi i euros në treg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat