Makina del nga rruga në Kapshticë, 2 të plagosur

Shqipëria

Makina del nga rruga në Kapshticë, 2 të plagosur

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 20:10
Ilustrim

Dy persona kanë mbetur të plagosur në një aksident të ndodhur mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor  “Bilisht-Kapshticë”, në afërsi të Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë.

Policia tha se shtetasi I. Z., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi I. Z. dhe pasagjeri në këtë automjet shtetasi D. M., të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Bilishtit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat