Vula e PD, drejt Strasburgut/ Grevë urie deri në 80-vjetor, kërcënimi i doktorit: Nuk do hamë për ca kohë

Shqipëria

Vula e PD, drejt Strasburgut/ Grevë urie deri në 80-vjetor, kërcënimi i doktorit: Nuk do hamë për ca kohë

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 15:22
Foto ilustrim

Fati i logos së PD-së, Berisha duket se është i bindur, se do të qëndrojë tek Lulzim Basha, pasardhësi i tij i pas 2013-ës, por humbjet e njëpasnjëshme e të dyve, i kanë shënduar në rivalë.

Logoja e PD-së qënndron tek Basha, por Berisha ka trokitur tek Gjykata e Lartë, që ende nuk e ka marr në shqyrtim cështjen, duke dhënë një verdikt të sajin, nëse atë ka të drejtë të vijojë ta mbajë Basha apo të rigjykohet edhe një herë, duke i dhënë një mundësi Berishës.

Ky i fundit nuk i ka të larta pritshmëritë dhe e vetmja shpresë që fati mund të ndryshojë, është Gjykata e Strasburgut. Megjithatë, me vendim apo pa vendim, me parti të re apo vetëm me Foltore që nuk ekziston në anjë dokument, Berisha thotë se drejtë 2025 do të shkojë me grup partish.

“Në zgjedhje do të futemi padiskutim me koalicion, por PD do të ketë logon që i takon asaj. Ne po ecim, do e mbaj gjykata e lartë në mënyrë anti-ligjore, pastaj ne do të shkojmë në Strasburg dhe atje kam besim tek drejtësia europiane, do të fitojmë kauzën tonë të drejtë” u shpreh Berisha

Jo vetëm me Bashën, ka një betejë, që ai thotë se tani e ka nisur, me kyreministrin Edi Rama. Të enjten nisi qëndresa, duke bllokuar Parlamentin, por aktet sic dhe ai thotë, mund të shkojnë në ekstrem; me një plan për një grevë urie, si dikur, Pjetër Arbnori, në gushtin e 1997.

” Ka gadishmëri të vërtetë dhe është një opsion. Kjo është betejë. Ne kemi nisur një akison, ai defakto na asëgjësoi në parlament” shtoi ai.

Nëse ky plan, rrethanat do e cojnë, që të realizohet, mundet që Berisha të festojë 80-vjetorin, mes grevistëve, por tortën nuk do e hajë, por do u fryjë vetëm qirinjve./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat