Vihen në kontroll vatrat e zjarrit pas 10 orësh në Libofshë

Shqipëria

Vihen në kontroll vatrat e zjarrit pas 10 orësh në Libofshë

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 21:54
Foto nga vendi i ngjarjes

Vatrat e zjarrit në Libofshë janë vënë nën kontroll pas 10 orësh.

Megjithatë era e fortë përbën rrezik për riaktivizimin e tyre duke detyruar zjarrfikësit të qëndrojnë në terren me automjetet në gatishmëri.

Zjarri nisu paraditen e së premtes në ullishtat pranë fshatit duke rrezikuar shtëpi dhe kisha. Me ndërhyrjen e zjarrfikësve dhe ndihmën e vet banorëve vatrat pranë shtëpive u izoluan shpejt por ndërkohë kodra me ullinj u përfshi nga flakët.

Nga një bilanc paraprak mësohet se janë djegur 7700 rrënjë ullinj dhe një objekt i pabanuar në një sipërfaqe prej 31 ha.

Ky është zjarri i dytë brenda disa javësh në Libofshë. Në terren për shuarjen e flakëve u angazhuan 50 efektivë me 8 automjete zjarrfikës si edhe banorë të zonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat