Avokati: Po ndiqet paraja, pse u sekuestruan pasuritë e Malltezit

Shqipëria

Avokati: Po ndiqet paraja, pse u sekuestruan pasuritë e Malltezit

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 11:34
Avokati Idajet Beqiri

Avokati Idajet Beqiri ka analizuar nga studio e Euronews Albania, dosjen e ish-kompleksit “Partizani” që çoi nën hetim Sali Berishën, dhëndrIn e tij Jamarbër Malltezi dhe sipërmarrësin Fatmir Bektashi.

Beqiri tha se SPAK i sekuestroi pasuritë e Malltezit për shkak të akuzës së ngritur për pastrim parash.

Sipas tij nëse këto pasuri do të provohen që janë vendosur nga veprimtari kriminale ato do të konfiskohen, në të kundër do t’u kthehen pronarëve.

Ai shtoi se ky hetim i kryer nga SPAK është një ogur i mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët në luftën kundër paligjshmërive.

“Ka një vendimarrje deri sa është futur dhe akuza e pastrimit të pave dhe sekuestrot janë vendosur. SPAK është e detyruar të hetojë dhe do të shohë nëse këto pasuri janë burim krimi apo janë vendosur me djersën e dikujt dhe punën e ndershme. Kjo është arsyeja pse janë bllokuar pasuritë. Tani do të verifikohet çdo gjë. Ata kanë bllokuar 6 llogari bankare dhe 16 pasuri të ndryshme. Kur të vi problemi mund të dalë që 2 pasuri janë vendosur nga burime kriminale, 14 të tjerat nuk i provon dot që janë vendosur në mënyrë të paligjshme dhe nuk i konfiskon dot. Paraja do të ndiqet dhe ky është oguri më i mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët që të mësohen të gjithë që bëjnë paligjshmëri. Ne kemi një nivel formimi juridik shumë të ulët, sa ne dhe tani për këtë që është një aferë korruptive që shqiptarët e kanë parë me sytë e tyre dhe kur vjen problemi që mbahet përgjegjësia penale, shqiptarët pozicionohen sipas partive. Opinioni është i mbartur me partitizëm dhe nuk ka nivel juridik”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat