“Kemi bërë kallëzim në SPAK”, flet avokati i Sali Berishës: Do presim shqyrtimin e kërkesës për përjashtimin e gjyqtares

Shqipëria

“Kemi bërë kallëzim në SPAK”, flet avokati i Sali Berishës: Do presim shqyrtimin e kërkesës për përjashtimin e gjyqtares

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 16:58
Genc Gjokutaj

Avokati i Sali Berishës Genc Gjokutaj, në një prononcim për gazetarët, ka deklaruar se nga ana e ish-kryeministrit kanë kallëzuar në SPAK gjyqtaren Irena Gjoka, për shpërdorim detyre.

“Nga ana e Berishës sot është bërë kallëzim në SPAK ndaj gjyqtares së çështjes, për shpërdorim detyre, sepse vendimi është në shkelje të Kushtetutës.

Kemi kërkuar përjashtimin e Irena Gjoka. Gjykimi është ndërprerë për të shqyrtuar këtë kërkesë.

Po presim për vendimin e shqyrtimit për përjashtimin e saj. Ne nuk vijmë këtu që të na jepen dy tre dorë dhe të lexohen2 mijë faqe, ne do presim vendimin e gjykatës dhe procesi me njohjen”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat