Transportonin emigrantë, shkarkohen 9 punonjës policie në Gjirokastër

Shqipëria

Transportonin emigrantë, shkarkohen 9 punonjës policie në Gjirokastër

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 23:22
Foto ilustrim

Nëntë punonjës policie në Gjirokastër janë pezulluar nga detyra, pasi që dyshohet se transportonin emigrantë të kapur nga vendet e treta.

Hetimet thonë se në disa raste, pas lënies së emigrantëve në zonën e Delvinës, ata janë transportuar kundrejt fitimit nga persona të tjerë, ose kanë udhëtuar në brendësi të territorit shqiptar.

“Vendimi i Gjykatës është rezultat i një hetimi disa mujor të ndjekur me metoda speciale, nën drejtimin e Prokurorisë Gjirokastër, pas informacioneve se disa punonjës policie në bashkëpunim, transportonin migrantë të kapur nga vendet e treta nga Qarku Gjirokastër në territorin e Bashkisë Delvinë, duke i lënë më pas të lirë në kundërshtim me aktet ligjore në fuqi”, shkruan në njoftimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat