Momente emocionuese, viktima e përdhunimit në Vlorë, dedikon një letër shqiptarëve

Shqipëria

Momente emocionuese, viktima e përdhunimit në Vlorë, dedikon një letër shqiptarëve

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 23:08
Pamje nga studio

Vajza, viktimë e një përdhunimi në gjendje të pavetëdijshme nga disa persona në një hotel në Vlorë ka krijuar momente emocionuese në studion e ‘Piranjave’, me letrën që u ka dedikuar shqiptarëve.

Dojna Mema: Është zemër thyese dhe e dhimbshme që jetojmë në një shoqëri ku e ka shumë të thjeshtë që të fajësojë viktimën në një shoqëri të prapambetur që vazhdon dhe godet më të dobëtin.

E në të gjithë këtë zhurmë të madhe ka vajza që ne kemi fatin e madh ta kemi në studio dhe ti japim një përqafim të ngrohtë nga afër e cila lufton me të gjitha këto paragjykime dhe i shkon deri në fund të drejtës së saj.

Si unë dhe Flori duam të themi se jemi krenarë për ty për faktin që po i shkon deri në fund, për faktin që je sot këtu, për faktin që je një vajzë kaq e fortë dhe për faktin që po lufton edhe në emrin atyre vajzave të tjera të cilat gjenden në po të njëjtën situatë si ty por që nuk kanë guxim që të denoncojnë, jam e sigurtë që po i jep zemër edhe atyre.

Florjan Binaj: Këtu përveç rrjeteve sociale ku të gjithë mezi presin të ndodhin gjëra të tilla që të ndihem më të mirë në shoqëri, është edhe një pjesë e shoqërisë tonë që përpiqet t’ja heshtë zërin e së vërtetës këtyre ndodhive ku vajza pafund janë fatkeqësisht në vendin tënd dhe që nuk kanë guximin që ke ti për të cilin ne të gjithë se Piranja të mbështet dhe jemi krahë teje dhe krahë çdo vajze që ka nevojë, por një nga problemet që ne kemi është ky fakti që viktimat duhet të heshtin. Sikur kjo shoqëri do që ta lërë këtë që të vazhdojë që të ndodhi dhe kjo është një nga dramat më të mëdhaja.

Letra e vajzës së dhunuar: Kam vendosur të dal sonte këty pa fytyrë për shkak të opinionit të njerëzve por jo se jam me faj. Çfarë ka ndodhur e kam treguar aq sa kam qënë e vetëdijshme nuk gënjej sepse akoma e kam parasyve çdo gjë. U zgjova në spital dhe nuk pashë nënë time por nënën e dikujt tjetër. Edhe pse isha e përgjumur nuk më pyeti se si jam por më tha tërhiq çdo gjë që ke thënë dhe unë normal që kam frikë që ata kanë njohje kanë lekë dhe njohin njerëz ndërsa unë vij nga një familje e thjeshtë që jeton në fshat, por nuk do shkelin kurrë dinjitetin tim siç u munduan të ma shkelin. Do vazhdoj të them të vërtetën kokën do ta mbaj lart edhe për ata që më shajnë dhe më kërcënojnë, kurrë nuk do të ndodhë me dëshirë ajo gjë prandaj do të bërtas për të vërtetën time.

Përdhunuesit të marrin atë që meritojnë dhe unë atë që meritoj. Këto ditë kam marrë me mijëra mesazhe mbështetëse nga njerëz që nuk i njoh, i falënderoi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat