Kapen me lëndë narkotike në makinë, arrestohen 3 persona në Berat

Shqipëria

Kapen me lëndë narkotike në makinë, arrestohen 3 persona në Berat

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 11:53
Foto ilustrim

Vihen në pranga 3 shtetas që kryenin këtë veprimtari kriminale, të cilët u kapën në flagrancë me lëndë narkotike në automjet.

Sekuestrohen 519 gramë lëndë narkotike cannabis sativa, një sasi lënde narkotike heroinë e ndarë në doza të gatshme për shitje, municion luftarak, 3 celularë dhe 1 automjet.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Berat, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, si rezultat i kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut, të mbështetura nga inteligjenca policore dhe të kryera në vijim të veprimeve operacionale për megaoperacionin “Tempulli”, kanë goditur një tjetër rast të shitjes së lëndëve narkotike.

Për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetasit: E. M., 30 vjeç dhe A. H., 39 vjeç, të dy banues Berat; V. D., 37 vjeçe, banuese në fshatin Lapardha, Berat.

Shërbimet e Policisë Rrugore, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, kanë ndaluar në qytetin e Dimalit, automjetin me drejtues shtetasin E. M. dhe pasagjerë 2 shtetasit e tjerë. Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur 519 gramë lëndë narkotike cannabis sativa dhe municion luftarak, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike heroinë, të ndarë në doza të gatshme për shitje, që u gjet gjatë kontrollit në banesat e këtyre shtetasve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat