“Ka një lojë të madhe për prishjen e rendit botëror”, Nesho: 3 shtete kërkojnë një pikë të caktuar të globit

Shqipëria

“Ka një lojë të madhe për prishjen e rendit botëror”, Nesho: 3 shtete kërkojnë një pikë të caktuar të globit

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 23:31
Agim Nesho

Tema e kësaj të marte në Opinion, ka të bëjë me luftën në Gaza. Gjatë emisionit Blendi Fevziu ngre një pyetje për të ftuarit: ‘Pse Hamasi sulmoi në këtë moment’?

Analisti Fitim Zekthi shprehet se, sipas një eksperti, Hamasi sulmoi kryesisht për shkak të nevojës që kishte ai vetë për një negociatë, për të prishur raportin mes Arabisë dhe Izraelit.

Ndërsa diplomati Agim Nesho tregon se kjo është një lojë e madhe e 3 shteteve për prishjen e rendit botëror.

Blendi Fevziu: Pse Hamasi sulmoi në këtë moment? Se kjo është pikëpyetja më e madhe.

Fitim Zekthi: Unë po citoj ekspertin që është njohësi më i hollë i këtyre gjërave, i cili tha se Hamasi e bëri kryesisht për shkak të nevojës që kishte ai vetë për një negociatë, për të prishur raportin me Arabinë që po ndërtonte Izraeli. Ndoshta kjo ishte sepse…

Agim Nesho: Irani, se tani kanë dalë hapur që Irani ka provokuar, e ka sponsorizuar sulmin.

Blendi Fevziu: Irani ka thënë që ne s’kemi lidhje.

Agim Nesho: Mund të thotë çfarë të dojë, por faktet sot në botë, në të gjithë botën perëndimore…

Blendi Fevziu: Pra Irani nuk ka dashur të lejojë një marrëveshje mes Arabisë Saudite dhe Izraelit që do ishte e para në histori.

Agim Nesho: Kjo është njëra nga qëllimet, por qëllimi tjetër është që, është filluar një lojë e madhe për prishjen e rendit botëror. Domethënë, kjo është një lojë që mendohet se ka shumë aktorë. Që është Rusia, Kina, është Irani, të cilat kërkojnë në një pikë të caktuar të globit, që sidomos në një vend që mund të provokojë një konflikt tepër të madh, siç është Lindja e Mesme të provokojnë Perëndimin.

Fitim Zekthi: Gjithsesi Blendi, atje ka një mister, për arsyet sepse bëhet fjalë për qindra faktorë. Duhet të kemi parasysh që Hamasi ekziston prej kohësh, por Hamasi është përkrahur edhe nga vetë Izraeli dhe kjo dihet botërisht.

Blendi Fevziu: Teori konspirative.

Fitim Zekthi: Nuk është konspiracion, është deklaratë publike. Në konferencën e 2019-ës Netanjau ka thënë nëse duam të pengojmë krijim e shtetit Palestinë, pra të dy palët duhet të përkrahin Hamasin.

Blendi Fevziu: Këtë doja të thoja. Thelbi shkon prapë tek zgjidhja përfundimtare. Çështja është si zgjidhet problemi i Palestinezëve.

Fitim Zekthi: S’ka zgjidhje përveç se dy shteteve. Një zgjidhje e pranuar nga çdo lider botëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat