Përmet, evakuohen 23 turistë, u bllokuan në lumin Langaricë

Shqipëria

Përmet, evakuohen 23 turistë, u bllokuan në lumin Langaricë

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 14:10
Foto ilustrim

23 turistë të huaj janë evakuuar në zonën e Përmetit ndërsa u bllokuan në ujërat e lumit Langaricë.

Grupi i turistëve të huaj po vizitonte kanionet në këtë zonë por rritja e nivelit të lumit si shkak i prurjes së ujërave dhe reshjeve ka bërë që ata të ndihen të rrezikuar.

Pas marrjes së njoftimit në vendngjarje kanë mbërritur strukturat e emergjencave. Ata kanë evakuuar turistët e bllokuar në kanionet e Langaricës.

Të gjithë pjesëtarët e grupit turistik janë në gjendje të mirë shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat