Firmoset marrëveshja Shqipëri-Itali, Meloni: Bashkëpunim në frontin e menaxhimit të refugjatëve

Shqipëria

Firmoset marrëveshja Shqipëri-Itali, Meloni: Bashkëpunim në frontin e menaxhimit të refugjatëve

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 16:19
Giorgia Meloni

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Itali dhe po mban një konferencë të  përbashkët për shtyp me homologen e tij italiane, Giorgia Meloni.

Marrëveshje bashkëpunimi në frontin e menaxhimit të refugjatëve u nënshkrua sot mes Ramës dhe Melonit.

Meloni: Kemi qenë në këtë ekuacion mes trajtimit brenda BE dhe jashtë BE, gjëja më e mirë është forcim i këtij bashkëpunimi, luftën kundër trafikut të paligjshëm,  jo vetëm pritjes së refugjatëve, Shqipëria do të japë mbështetjen e saj për të përdorur disa zona, sipas dhe një pjese ekonomike me financat e Italisë për të bërë këtë lloj seleksionimi, refugjatët ata që kërkojnë azil do të mbeten në këto territore, mes atyre që kanë të drejtë dhe atyre jo. Ko marrëveshje nuk përfshin të miturit dhe gratë shtatzënë, në portin e Shëngjinit Italia do të angazhohet me procedurat e zbarkimit, do organizohet një qendër e pritjes, një strukturë tjetër që janë në vijim të kësaj, pjesa shqiptare do të merret me lirshmërinë, e observimit.

Ka një kornizë politike dhe juridike, marrëveshje të tjera do të ndjekim më pas në lidhje me këtë bashkëpunim, kemi për qëllim  të jetë operative pranverën e ardhshme, jam e kënaqur me punën që kemi bërë me Ramën, e konsideroj një marrëveshje me frymëmarrje të gjerë evropiane, kjo marrëveshje tregon se mund të bashkëpunohet në frontin e menaxhimit të refugjatëve dhe të bashkëpunojmë me një frymë evropiane, Shqipëria jo vetëm, Ballkani Perëndimor është një vend evropian dhe qysh nga fillimi e kemi mbështetur këtë ribashkim të Evropës, është e rëndësishme dhe inovative sepse mbi bazën e këtij bashkëpunimi mund të nisin iniciativa dhe mund ta bëjmë në mënyrë të qartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat