“Marrëveshja për përballimin e refugjatëve”/ Rama në konferencë me Melonin në Itali: Një arritje e madhe!

Shqipëria

“Marrëveshja për përballimin e refugjatëve”/ Rama në konferencë me Melonin në Itali: Një arritje e madhe!

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 16:26
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni.

Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal te marrëveshja me Italinë për përballimin e refugjatëve, ku tha se është një arritje e madhe.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë tha se Italia është mbështetësja kryesore që Shqipëria të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

“Italia është mbështetësja kryesore që Shqipëria të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Marrëveshja  e sotme është shumë e rëndësishme. Ne jemi në  Evropa, jemi një shtet evropian dhe na mungon U para.

Ne nuk do e bënim këtë marrëveshje me asnjë vend tjetër, me gjithë respektin. Me një ndryshim historik kulturor. Të paguajmë atë borxh ndaj Italisë, flas për ditën e parë që ke mi ardhur në brigjet italiane. Në raste të tjera, nëse Italia thërret Shqipëria përgjigjet.”, u shpreh Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat