Zbardhet ngjarja në Lezhë! 58-vjeçari u godit nga një makinë, shoferi u largua nga vendngjarja

Shqipëria

Zbardhet ngjarja në Lezhë! 58-vjeçari u godit nga një makinë, shoferi u largua nga vendngjarja

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 16:50
Foto nga vendi i ngjarjes

Vdekja e një 58-vjeçari, që u raportua si rrëzim aksidental një ditë më parë në Lezhë, rezulton të jetë një vrasje me makinë.

Zbardhet ngjarja e ndodhur pasditen e djeshme, në aksin rrugor “Laç-Milot”, ku u gjet i pajetë, në rrugë, një 53-vjeçar, ngjarje e cila u raportua fillimisht si rrëzim aksidental.

Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 28-vjeçari, i cili nga hetimet rezultoi se ka përplasur 53-vjeçarin, me automjet, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.

Sekuestrohet automjeti.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në bashkëpunim me shërbimet e Qarkullimit Rrugor të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur rreth orës 18:00, të datës 05.11.2023, në aksin rrugor “Laç-Milot”, ku fillimisht u dyshua se aksidentalisht humbi jetën, si pasojë e rrëzimit në rrugë, duke qenë në gjendje të dehur, shtetasi L. K., 53 vjeç, banues në Kurbin, u identifikua dhe u vu në pranga shtetasi E. S., 28 vjeç, banues në Kurbin.

Nga këto veprime rezultoi se shtetasi E. S. ka përplasur me automjet, shtetasin L. K. dhe është larguar nga vendi i aksidentit. Si pasojë, 53-vjeçari humbi jetën në vendngjarje.

Në vijim, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti tip “Benz”, i shtetasit E. S.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat