“S’kemi kapacitetet minimale”, Balliu: Ardhja e refugjatëve, goditje përfundimtare për sigurinë dhe shëndetin e shqiptarëve

Shqipëria

“S’kemi kapacitetet minimale”, Balliu: Ardhja e refugjatëve, goditje përfundimtare për sigurinë dhe shëndetin e shqiptarëve

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 11:06
Klevis Balliu

Ish-deputeti i PD-së, aktualisht sekretari organizativ në PD, Klevis Balliu ka reaguar në lidhje me marrëveshjen mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për ngritjen e dy kampeve në Shëngjin dhe Gjadër.

Në një reagim në ‘Facebook’, Balliu thekson se ardhja e refugjatëve në Shqipëri është goditje përfundimtare për sigurinë dhe shëndetin e shqiptarëve.

REAGIMI I BALLIUT

Refugjatët në Shqipëri janë goditja përfundimtare per sigurine dhe shendetin e shqiptareve

Vendi yne nuk ka asnje kapacitet minimal, as resurset dhe as kushtet me minimale per te siguruar apo per te mbajtur nen vezhgim keta refugjate

Keto kampe jo ne Shqiperi ku siguria eshte zero, por edhe ne vende shume me te zhvilluara se ne , ka krijuar deme te jashtezakonshme.

Ne nje pjese te mire te tyre jane krijuar celula terroriste, jane krijuar organizata kriminale mafioze dhe semundje, pandemi te ndryshme qe importohen nga keto kampe. Kjo eshte arsyeja pse vendet e BE nuk i duan ne shtepite e tyre.. Ky akt i ben nder italianeve dhe kryeministres se tyre qe kerkon ti shpetoje shtetin e saj ,por vendin tone e shkaterron.

Meloni, ne fund te dites eshte kryeministre e Italise jo e Shqiperise. Per ata qe thone se nuk behet dhe nuk do ndodhi, ju niseni nga ideja se kemi te bejme me nje kryeninister qe i intereson vendi i tij apo populli i tij. Jo, zoteri ka zero interes tek vendi i tij. Jo vetem keta, por dhe dyfishin e tyre eshte gati ta pranoje per interes te pushtetit te tij.

Fakti qe kjo marveshje eshte bere ne shkelje te ligjeve nderkombetare te te drejtave te njeriut, dhe kjo sipas Amnesty International dhe fakti qe kjo marveshje eshte bere ne fshehtesi totale nga Rama, pa kaluar filtrat institucionale te Shqiperise, verteton qe kjo marveshje behet per Edi Ramen dhe jo per Shqiperine. Në një shtet anetar të NATO kjo çështje duhet të kaloj ne diskutim ne parlament, ne Keshillin e Sigurise dhe tek Presidenti i Republikës pasi askush nuk ka të drejte të beje marrveshje per te falur territore

Por Rama këtë marveshje e ka nje konncension, tjeter si sterilizimi , inceneratoret . Thjesht demi në këtë koncension eshte shume me i madh se te tjerat.

Nese kjo marrveshje do te zbatohet, Lezha dhe shume shpejt i gjithe vendi do te kete pamjen e nje shteti te goditur nga nje bombe berthamore. Ekonomia do shkaterrohet, siguria e jetes do te jete inegzistente, shendeti publik ne rrezik sepse semundje te pafundme do te hyjne ne shtepite e shqiptareve.

A mundet te lejojme qe vdekja te na trokasi ne dere , qe Surreli te rrisi llogarite e tij bankare dhe te zgjase e forcoje pushtetin e tij. ? A jemi gati te shohim Shqiperine dhe shqiptaret te vdesin qe te zgjerohet pushteti i Edi Rames ?

Ne nuk mundet dhe nuk duhet ta lejojme kurrsesi kete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat