Flet halla e 3-vjeçares së dhunuar: Prindërit e vajza janë në traumë

Shqipëria

Flet halla e 3-vjeçares së dhunuar: Prindërit e vajza janë në traumë

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 17:57
Halla e 3-vjeçares që u dhunua nga edukatorja e

Halla e 3-vjeçares që u dhunua nga edukatorja e për pasojë mori fraktura të rënda në këmbë tha se vajza dhe prindërit e saj janë në traumë.

Për mikrofonin e Euronews Albania, ajo shtoi se nuk mjaftohen vetëm me arrestimin e edukatores duke shtuar se do i çojnë prapa hekurave të gjithë personat që mbuluan krimin.

“Jam këtu për të bërë vetëm një thirrje të fundit për prokuroren zonja Silvana Lule. Mora vesh që është arrestuar prokurorja, por unë dhe familja ime nuk do të ndalemi me kaq deri sa të çojmë prapa hekurave zonjën Entela Danushi dhe të gjithë personat që janë të përfshirë në mbulimin e këtij krimi. Vajza ndodhet në spital.

Mendoj se ka përmirësim, nga dita e parë e deri sot. Presim që këmba e vajzës të shkojë në vendin e duhur dhe të mos ketë probleme në të ardhmen. Vajza dhe prindërit janë në traumë psikologjike”-tha ajo.

Dhjetëra gra kanë dalë mbrëmjen e sotme në protestë për dhunën ndaj 3-vjeçares .

Për mikrofonin e Euronews Albania, ato shprehen të indinjuara ndaj edukatores, ndërsa theksuan se institucionet përkatëse të mbajnë përgjegjësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat