Rama: 21 Janari, krim që kurrën e kurrës nuk mbetet pa u ndëshkuar

Shqipëria

Rama: 21 Janari, krim që kurrën e kurrës nuk mbetet pa u ndëshkuar

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 17:05
Edi Rama

Kryeministri Edi Rma nga Asambleja e Zgjeruar e Partisë Socialiste në Dibër ka folur mbi vendimin e Gjykatës së Strasburgut për vrasjen e Aleks Nikës gjatë protestës së 21 Janarit 2011. Sipas Ramës, me këtë vendim Gjykata e Strasburgut hodhi poshtë një proces farsë.

“Ju e patë dje e ndoqët e dëgjuat që Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Vendimet e saj janë udhërrëfyes për Europën për shtetin e së drejtës në Europë dhe janë detyruese për çdo vend europian. Dhe Gjykata e të Drejtave të Njeriut dje nxorri vendimin duke e rrëzuar të gjithë procesin farsë që është zhvilluar në Shqipëri për 21 Janarin dhe duke e nënvizuar atë që është më elementarja në trajtimin e asaj ngjarje dhe që do të ishte trajtuar pa diskutim ashtu siç e nënvizon Gjykata e të Drejtave të Njeriut nga çdo vend demokratik Europian.

Do ishte gjykuar zinxhiri i komandimit. Aty nuk është fjala se cili nga plumbat që dolën nga foletë e armëve vrau dhe cili nuk vrau. Aty janë qëlluar pafundësi plumbash ndaj protestuesish që nuk paraqesin asnjë rrezik për askënd. Prandaj çështja është si ka mundësi që pushkët e shteti vrarë qytetarë të këtij shteti. Dhe si ka mundësi që pasi u vranë qytetarët e këtij shteti me pushkët e shtetit si pasojë e hapjes së një zjarri të komanduar nga maja e zinxhirit ky vend nuk pa asnjë vend drejtësie të drejtë por vetëm një rivrasje të dytë një poshtërim të familjeve që humbën njerëzit e tyre. Ky vendim i Gjykatës së të Drejtave të Njeriut është mishërimi më konkret më i freskët i shprehjes drejtësia mund të vonojë por nuk harron.

21 Janari është nga to krime për të cilat mund të ndodhë se vonesa e drejtësisë të jetë më e gjatë sesa drejtësia më e vonuar. Është nga ato krime që kurrën e kurrës nuk mbeten pa ndëshkuar, në cilindo moment sado vonë nuk është e mundur sepse është një krim shtetëror. Është krim me urdhër të drejpërdrejt qeverie i paligjshëm. Dhe ky vendim është një tjetër kulm në një rrugë të re që sapo është hapur për drejtësinë në Shqipëri. Në një rrugë të re ku për herë të parë që nga themelimi i shtetit shqiptar populli shqiptar po shikon që si një qytetar i zakonshëm si një njeri i veshur me pushtet sado lart në shkallët e pushtetit mund të jenë të barabartë“- tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat