Pagat në sektorin privat, Pëllumbi: Vendos tregu i punës, ja çfarë mund të bëjë shteti

Shqipëria

Pagat në sektorin privat, Pëllumbi: Vendos tregu i punës, ja çfarë mund të bëjë shteti

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 08:47
Arben Pëllumbi

Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi thotë se në sektorin privat, pagat i vendos tregu i punës dhe nuk mund të ndërhyjë shteti.

Gjatë një interviste televizive, Pëllumbi u shpreh se shteti ka në dorë disa gjëra, të tilla si, rritja e pagës minimale, dhe ushtrimi i presionit që punonjësit në sektorin privat të jenë të siguruar.

Shteti ka në dorë të bëjë disa gjëra. Shteti rrit pagën minmale, shteti ushtron presion që të gjithë punonjësit të jenë të siguruar. Dhe shteti e ka bërë këtë gjë. Shteti nuk mund të thotë sesa duhet ta paguash dikë, është tregu i punës ai që vendos te privati. Sot nuk ka asnjë pagë, e cila të jetë nën pagat e rajonit, me një mesatare prej 900 euro në fund të vitit që vjen. Synojmë të bëjmë këtë gjë, dhe sigurisht po ushtrojmë të gjithë presionin tonë edhe ndaj biznesit privat, që të mund t’i mbajnë njerëzit në punë.

Rruga në të cilin po ecet, rritja ekonomike, rritja e turistëve, rritja e prodimit vendas, rritja e pagave, të gjitha këto bashkë, sigurisht, ky është viti i parë që po japin rezultate.

Do vazhdojë të japë në 2024, në 2025. Nuk ka asnjë lloj mundësie tjetër, në një ekonomi tregu, ti nuk shkon dot t’i imponohesh privatit dhe t’i thuash, do ia bësh kaq rrogën. Ai nëse do që ta mbajë atë specialistin e vet, do duhet ta paguajë, përndryshe do të gjejë një punë tjetër”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat