“Qytetarët s’na e kanë borxh”, Gështenja: PD të bashkohet përballë mazhorancës

Shqipëria

“Qytetarët s’na e kanë borxh”, Gështenja: PD të bashkohet përballë mazhorancës

Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 10:57
Deputeti i Partisë Demokratike Lefter Gështenja

Deputeti i Partisë Demokratike Lefter Gështenja ishte këtë të diel i ftuar në Euronews Albania për të folur për situatën politike në vend.

e ndërsa aksioni opozitar vazhdon të bllokojë punimet në parlament, Gështenja tha se ka vetëm një rrugë për t’i dalë përballë e për të qenë alternativë kundër mazhorancës. Ai tha se kjo mënyrë është që elektorati opozitar ndaj qeverisë të bashkohet.

Ai tha gjithashtu se Partia DEmokratike duhet të bashkohet patjetër, pasi qytetarët demokrat nuk “ia kanë pasur borxh askujt” këtë ndarje prej dy vitesh në Partinë Demokratike.

“Do doja të flisja për opozitën dhe për atë që në kemi përball, jo për atë që ne kemi patur për një vit e gjysmë. Ne kemi patur njëri-tjetrin përballë, Partia Demokratike ka pasur pjesë të saj përballë, unë dua të flasim për mazhorancën.

Unë e kam thënë për dy vite me radhë që demokratët, opozitarët, qytetarët ën përgjithësi nuk ia kanë borxh askujt këtë që ka ndodhur këto dy vite me Partinë Demokratike dhe me opozitën në përgjithësi.

Kisha menduar se drejtues apo ish-drejtues të partisë demokratike do të sakrifikonin për hir të asaj që demokratët kanë dhënë për Partinë Demokratike dhe për ne që jemi në këto pozicione.

Gjithsesi kjo tashmë është e tejkaluar. Unë e kam thënë dhe e kërkoj që bashkimi i demokratëve në bazë është e vetmja rrugë për të forcuar opozitën. jo vetëm e demokratëve por edhe të gjithë njerëzve që janë opozitarë me këtë qeveri, bashkimi i tyre do ishte e vetmja rrugë, e vetmja formë për të qenë alternativë përballë kësaj mazhorance. Rrugë tjetër nuk shoh”,-tha deputeti Lefter Gështenja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat