Aksident i rëndë në Fier, raportohet për disa të plagosur, 3 ambulanca në vendngjarje

Shqipëria

Aksident i rëndë në Fier, raportohet për disa të plagosur, 3 ambulanca në vendngjarje

Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 22:09
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fier- Patos, në vendin e quajtur “Kthesa e Patosit”.

Gazetari Enea Verria bën me dije për BalkanWeb se një automjet tip “Benz” dhe një automjet tip “Ford” janë përplasur, ndërsa raportohet se 5 persona janë plagosur.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë policia dhe tre ambulanca të cilat kanë transportuar me urgjencë të lënduarit drejt spitalit rajonal te Fierit.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 21:20, në vendin e quajtur “Kthesa e Patosit” automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin G. G., 20 vjeç, banues në Belinë, Patos, është përplasur me automjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin T. Rr., banues në Patos.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe tre pasagjerët në mjetin tip “Ford”, shtetasi I. Rr. dhe shtetaset Sh. Rr. dhe L. Rr., të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat