Operacioni SPAK, gazetari: Ja si zyrtarë e lartë të policisë kryenin krime me anë të aplikacionit Sky ECC

Shqipëria

Operacioni SPAK, gazetari: Ja si zyrtarë e lartë të policisë kryenin krime me anë të aplikacionit Sky ECC

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 20:32
Ferdinant Dervishi

Gazetari Ferdinant Dervishi ka folur në lidhje me operacionin e ditës së djeshme kundër krimit të organziuar ku ranë në pranga 5 persona, kjo përmes  aplikacionit SCY ECC.  

I ftuar në Task Force me Sonila Meçon , Dervishi shprehet se sigurinë në vend ja kemi lënë në dorë të krimit të organizuar dhe korrupsionit, pasi përdorimi I një aplikacion I tillë është një vepër kriminale ku me anë të cilit kryejnë krime pa u përgjuar.

“Këto operacione mund ti bënte policia shqiptare pa ndihmën e askujt. Situatën e rendit duhet ta kishte në duar policia shqipatre pa ndihmën e askujt, nuk duhet ta mbajnë peshën të huajt, nuk duhet ta mbajnë peshën SPAK-u. Është një ushtri policësh që paguhen nga taksapaguesit shqiptarë dhe është një ushtri e lartë drejtuesish të lartë të policisë që të del në masën 70%  që ka përdorur këtë aplikacion, që kanë pasur këto telefona që shkojnë deri në 2500 euro me vete, dhe I mburreshin njëri tjetrit që nuk I përgjon asnjë. Ai telefon është baraz me krim, baraz me kryerjen e një vepre penale sepse është një telefon ku thuhen gjëra sekrete, ku përdoren gjëra sekrete.

Ajo çfarë ka dalë paraprakisht, ka dalë që zyrtarë të lartë të policisë shqiptare, nga shef rendi, shef krimesh e më lartë, mbi 50% dalin që I kanë përdorur këto lloj aplikacionesh për punë të pisëta. Jemi në një moment kur një pjesë e tyre kanë ikur jashtë shtetit, janë shtirur sikur kanë sëmundje të rënda dhe nuk po kthehen më sepse ju ka hyrë frika.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat