Aksidenti me 3 të plagosur në Sarandë/ Arrestohet 41-vjeçari! I dha leje të birit të mitur të drejtonte “Benz-in”

Shqipëria

Aksidenti me 3 të plagosur në Sarandë/ Arrestohet 41-vjeçari! I dha leje të birit të mitur të drejtonte “Benz-in”

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 11:54
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në Sarandë, pasi i dha leje të birit të mitur të drejtonte “Benz-in”, veprim që pasoi në një aksident rrugor me 3 të rinj të moshave 13-15 vjeç të plagosur.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Bajkaj, dhe si pasojë u dëmtuan drejtuesi i automjetit dhe dy shokët e tij pasagjerë, të cilët vijojnë të jenë në kujdesin e mjekëve.

Në përfundim të hetimeve, Policia e Sarandës arrestoi shtetasin O. K., 41 vjeç, banues në Delvinë, pasi lejoi të birin të drejtonte mjetin. Është bllokuar automjeti dhe u referuan materialet në Prokurori për shtetasin e mitur, drejtues të automjetit, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat