Jo vetëm hakmarrje, dëshmia që zbulon vrasjen për 50 mijë euro

Shqipëria

Jo vetëm hakmarrje, dëshmia që zbulon vrasjen për 50 mijë euro

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 22:03
Trungu

Enriko Xhahysa, kishte humbur babanë në një atentat të ndodhur gjatë vitit 2021.

Ai kërkon të hakmerret duke organizuar vrasjen e vëllait të ekzekutorit. Për këtë punë, kuptohet që grupi do të paguhej. Shuma për të cilën ranë dakort ishte 50 mijë euro.

Pas një tentative të dështuar, vrasja do të realizohej në mëngjesin e 27 dhjetorit të vitit 2021. Artani dhe Luli kanë pritur në parkimin e lokalit ku viktima pinte kafe kohët e fundit. Sapo viktima, Albi Bashaliu ka parkuar rreth orës 08:00 të mëngjesit, ata kryejnë vrasjen.

“Pritëm sa Albi parkoi makinën e tij dhe në momentin që ai doli i kam gjuajtur 6 herë, sepse aq fishek kisha. Lulit nuk po i ndizte makina që të iknim dhe i thashë që ta digjte, pasi kishim me vete dy bidona me benzinë. Më pas unë shkova tek Albi që ishte i shtrirë dhe i mora çelësat e makinës nga dora”, rrëfeu i penduari i drejtësisë, Artan Tafani.

Më pas makinën e viktimës e braktisën në afërsi të Vilë-Bashtovës, ku u gjet nga policia. Në veturë nuk kishte shenja gishtash pasi autorët u kujdesën që t’i pastronin. Pagesën që morën për vrasjen e kryer e ndanë nga 20 mijë euro dy ekzekutorët, dhe 10 mijë euro i mori Laert Haxhiu. Këto para janë marrë pjesë-pjesë. Referuar dosjes hetimore, i penduari i drejtësisë ka dëshmuar se në një nga rastet kanë marrë një shumë prej 10 mijë eurosh, nga i ati i Laertit.

Ajo që bën përshtypje është fakti se ky shtetas, në disa dalje mediatike ka mohuar që të ketë kontakte me djalin e shpallur në kërkim prej vitesh. Në investigimin e realizuar në vitin 2020 për përplasjen mes bandave të Lushnjës, ai dha këtë deklaratë.

“Një pjesë e familjes së tij është larguar nga Shqipëria ka siguruar azil në Gjermani. Aktualisht në Shqipëri ka vetëm babanë, i cili pas arrestimit të Tafanit dhe rrëfimit të tij babai nuk po shfaqet më në seancë”, u shpreh gazetarja, Anila Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat