“Firmosa për Bylykbashin, jo për Alibeajn”, Mediu: Secili mban përgjegjësitë e tij

Shqipëria

“Firmosa për Bylykbashin, jo për Alibeajn”, Mediu: Secili mban përgjegjësitë e tij

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 19:42
Fatmir Mediu.

Kreu i Partisë Republikane ishte këtë të enjte në një intervistë për Euronews Albania ku foli për bashkëpunimin opozitar.

Ai tha ndër të tjerat se arsyeja pse votoi si bashkëkryetar për Oerd Bylykbashin dhe jo për Enkelejd Alibeaj, ishte se gjatë kohës që Alibeaj drejtonte Partinë Demokratike, opozita nuk funksionoi.

Ai tha gjithashtu se Bylykbashi është një figurë me eksperiencë politike e cila duket se ngjall besim te palët opozitare.

“Zoti Bylykbashi është pa dyshim një nga njerëzit që ka eksperiencë të gjatë ne reformën zgjedhore. Ai është një nga njerëzit që është marrë me reformën zgjedhore, ka përfaqësuar Partinë Demokratike, kur ka qenë zoti Basha, gjithashtu në kohën kur ka qenë zoti Berisha, ne kemi nevojë për një figurë të tillë.

Bashkëkryetar unë kam firmosur që të jetë zoti Bylykbashi, jo se kam gjë personale me zotin Alibeaj, por fakti që nuk ka funksionuar, secili duhet të mbajë përgjegjësitë e veta. Ne nuk kemi funksionuar si ekip opozitar kur zoti Alibeaj përfaqësonte Partinë Demokratike, ndaj nuk duhet të lidhemi te individët.

Unë mendoj se ka nevojë për një drejtues të anës opozitare i cili është i aftë të arrijë konsensusin brenda palëve për të kërkuar pastaj konsensusin me mazhorancën”,-tha Fatmir Mediu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat