Theu “arrestin e shtëpisë”, pranga 33-vjeçarit në Elbasan

Shqipëria

Theu “arrestin e shtëpisë”, pranga 33-vjeçarit në Elbasan

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 12:31
Elbasan

Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi akuzohet se theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet K.Q.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd arrestuan në flagrancë shtetasin K. Q., 33 vjeç, banues në Librazhd, pasi kishte dalë jashtë banesës, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila i kishte caktuar atij, masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Ky shtetas më datë 14.10.2023, u arrestua në flagrancë nga Policia, pasi kishte thyer xhamin e derës së një subjekti privat, për të vjedhur.”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat