Reshjet e dëborës, denoncon Gjunkshu: Dibra në errësirë, e izoluar nga bora dhe e braktisur nga shteti!

Shqipëria

Reshjet e dëborës, denoncon Gjunkshu: Dibra në errësirë, e izoluar nga bora dhe e braktisur nga shteti!

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 18:58
Reshjet e dëborës, denoncon Gjunkshu: Dibra në errësirë, e izoluar nga bora dhe e braktisur nga shteti!

Sekretari i PD për Sigurinë Kombëtare dhe Koordinimin Euro-Atlantik, ka bërë një denoncim në rrjetet sociale, teksa pohon se Dibra është pa energji elektrike. Sipas tij qyteti është izoluar nga bora dhe braktisur nga shteti.

Gjendje e rënduar në Dibër, ku si pasojë e reshjeve të dendura, rrjeti energjetik pësoi defekt dhe energjia u ndërpre pothuajse gjithë ditën. Ndërkohë në shumicën e njësive administrative  zotëron errësira dhe ndërhyrja  për riparimin  e rrjetit, është e pamundur nga bllokimi i dëborës.

Rrugët në pjesën më të madhe janë të pakalueshme nga ngricat dhe për pasojë qarkullimi i automjeteve është i pamundur në  akset si: rruga Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë, Bulqizë-Ura e Vashës-Qafë Murrizë; Peshkopi-Kuben-Sllovë, Kukës etj. Edhe pse lajmet e propagandës thonë se, punonjësit dhe firmat e bashkisë po pastrojnë gjithë kohës rrugët, shumë banorë më thonë se, gjendja mbetet ende rënduar.

Në kushtet kur reshjet vazhdojnë me intensitet, i bëj thirrje ministres së energjetikës deputetes Belinda Balluku dhe  bashkisë të shtojnë  makinerit e borëpastrimit dhe ekipet e ndërhyrjes së emergjencave. Mos harrojmë se emergjencat shëndetësore janë të pashmangshme në periudhën e dimrit dhe një bllokim i rrugëve mund të sjellë pasoja fatale për të moshuarit dhe fëmijët e sëmurë”, shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat