Policë apo kriminelë? Yzeiri: I indinjuar, tradhëtuan shokët e rënë në detyrë

Shqipëria

Policë apo kriminelë? Yzeiri: I indinjuar, tradhëtuan shokët e rënë në detyrë

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 20:42
Foto ilustrim

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë së Shtetit Bajram Yzeiri, ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin Review në Euronews Albania, ku komentoi rastet e bashkëpunimit të efektivëve policisë me krimin e organizuar.

Teksa analizoi përgjimet e Sky, Yzeiri theksoi se ndihet i trishtuar që sheh sot persona që mbajnë uniformën e policisë që renditen në krah me kriminelëve të cilët duhet t’i luftonin.

Ai theksoi gjithashtu se Drejtoria e Policisë duhet të bëjë një analizë nëse kemi të bëjmë me raste sporadike apo me një sëmundje që ka kapur Policinë e Shtetit. Vetëm në këtë mënyrë sipas tij mund të vetëpastrohet Policia e Shtetit.

“Nuk ndihem mirë për arsye sepse kanë tradhtuar idealin e policisë dhe vlerave të shokëve të tyre që kanë dhënë jetën, pasi organizata e policisë ka shumë vlera. Edhe pse këta janë vënë në dispozicion të krimit duke pranuar atë platformë, unë e besoj prokurorinë pavarësisht sa do ta arrijë ta provojë në sallën e gjyqit.

Jo vetëm ne që kemi lidhur jetën me policinë por dhe qytetarët e thjeshtë janë të indinjuar dhe shtrojnë pyetjen pse, çfarë bëhet kështu, pse deri në këtë masë bëhen bashkëpunëtorë të krimit të organizuar. Opinioni public është I tronditur. Tani problem shtrohet do vahzdoijë drejtoria e Policisë t’i quaj raste sporadike apo është një epidemic dhe një sëmundje brenda organizatës”, tha Yzeiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat