Grabitja e argjendarisë në Kamëz/ Autorët ishin të maskuar, vodhën bizhuteritë me automatik

Shqipëria

Grabitja e argjendarisë në Kamëz/ Autorët ishin të maskuar, vodhën bizhuteritë me automatik

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 18:56
Foto ilustrim

Tre persona të maskuar grabitën argjendarinë në rrugën “Nënë Tereza” në Kamëz. Sipas informacioneve të para të policisë, ata ishin të maskuar dhe nën kërcënimin e një arme zjarri automatik kanë marrë disa bizhuteri në argjendari.

Më pas, ata janë larguar me një automjet tip “BMW”. Shërbimet Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Janë ngritur pikat e përkohshme të kontrollit në qarqet Tiranë, Durrës, Lezhë, Kukës dhe Shkodër.

Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor me specialistë të strukturave të posaçme të luftës kundër krimeve të rënda.

Grupi hetimor mbi bazën e të dhënave të administruara po punon për zbardhjen e dokumentimin e autorësisë të kësaj ngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat