Grabitje me armë zjarri në një argjendari në Kamëz të Shqipërisë

Shqipëria

Grabitje me armë zjarri në një argjendari në Kamëz të Shqipërisë

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 00:55
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një grabitje me armë ka ndodhur pasditen e së martës në Kamëz.

Bëhet e ditur se rreth orës 17:15, në rrugën “Nënë Tereza” tre persona të maskuar kanë marrë disa bizhuteri në një argjendari.

Pasi kryen grabitjen nën kërcënimin e një arme të dyshuar zjarri automatik, personat e maskuar janë larguar me një automjet tip “BMW”.

Ndërkohë, shërbimet e policisë kanë ngritur pika kontrolli  në qarqet Tiranë, Durrës, Lezhë, Kukës dhe Shkodër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat