46-vjeçari përplas me makinë një të mitur në Burrel

Shqipëria

46-vjeçari përplas me makinë një të mitur në Burrel

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 15:41
Foto ilustrim

Mat/informacion paraprak

Me datë 01.12.2023, në qytetin e Burrelit, shtetasi H.H., 46 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, (i një shoqërie private që meret me transportimin e vlerave monetare) dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka aksidentuar një fëmijë të mitur.

I mituri po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Burrelit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po kryen hetimet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat