Entjan Nikulaj u ekzekutua nga vrasës me pagesë? Autorët e ndoqën për 2 ditë me radhë, por kamerat e sigurisë…

Shqipëria

Entjan Nikulaj u ekzekutua nga vrasës me pagesë? Autorët e ndoqën për 2 ditë me radhë, por kamerat e sigurisë…

Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 11:39
Entjan Nikulaj

Autorët e vrasjes së Entjan Nikulaj dyshohet se janë vrasës me pagesë, të cilët aktivitetin kriminal e kanë kryesisht në zonën e Fushë Krujës dhe Kurbinit. Sipas gazetarit Besar Bajraktaraj, hetuesit kanë dyshime të forta se janë 3 persona që kanë marrë pjesë në ekzekutimin e 40-vjeçarit, 2 prej të cilëve, të armatosur me automatikë dhe tjetri në rolin e shoferit.

Kamerat e sigurisë të sekuestruara në afërsi të vendit të ngjarjes nuk i ka ndihmuar hetuesit në identifikimit të autorëve, pasi mjeti ishte me xhama të zinj. Në to, rezulton se viktima është mbajtur nën vëzhgim për të paktën 2 ditë më radhë.

Burime për gazetarin bëjnë me dije se mjeti i përdorur në krim, i djegur pas ngjarjes në afërsi të Rinasit, rezulton të jetë i vjedhur më herët në Tiranë, njëlloj si edhe targat.

40-vjeçari Entjan Nikulaj u ekzekutua me breshëri kallashnikovi mbrëmjen e së shtunës, në aksin rrugor Lezhë-Shkodër. Viktima ishte djali i xhaxhait të Ardian Nikulajt, biznesmenit të vrarë në Prill të këtij viti në lokalin e tij në Shëngjin.

Hasmëria shumë vjeçare mes fisit Nikulaj dhe Lekstakaj bën që edhe në rastin konkret dyshimet kryesore të jenë se motiv për këtë ngjarje është pikërisht gjakmarrja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat