Publikohet renditja përfundimtare e prokurorëve, kush janë tre emrat që i përcillen SPAK për kontroll pasurie dhe figure

Shqipëria

Publikohet renditja përfundimtare e prokurorëve, kush janë tre emrat që i përcillen SPAK për kontroll pasurie dhe figure

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 15:37
Foto ilustrim

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zgjedhur tre prokurorët Olsi Dado, Anita Jella dhe Ndini Tavani, emrat e të cilëve i janë përcjellë SPAK për kontroll pasurie dhe figure.

KLP publikoi renditjen përfundimtare të 8 kandidatëve për prokuror në Prokurorinë e Posaçme pranë SPAK.

Me emërimin e tyre në Prokurorinë e Posaçme do të plotësohet dhe organika e këtij institucioni me 20 prokurorë, nga 17 që kanë qenë më herët.

Renditja përfundimtare e 8 kandidatëve për prokuror në Prokurorinë e Posaçme pranë SPAK:

1.Ols Dado

2.Anita Jella

3.Ndini Tavani

4.Bledar Maksuti

5.Kreshnik Ajazi

6.Pali Deçolli

7.Albert Kuliçi

8.Sonila Muhametaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat