Analisti i njohur komenton situatën 30-vjeçare politike

Shqipëria

Analisti i njohur komenton situatën 30-vjeçare politike

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 00:55
Foto ilustrim

Analisti Ilir Babaramo komentoi situatën 30-vjeçare të politikës shqiptare, gjatë diskutimit të sotëm në “Top Story”.

“Ne po shikojmë skena që përsëriten dhe ripërsëriten të një skenari të politikës primitive shqiptare, gjatë 30 viteve të fundit, ku fituesi nuk mjaftohet që ka fituesi nuk mjaftohet që ka fituar zgjedhjet, nuk mjaftohet që ka të gjithë garancinë institucionale për të qeverisur vendin dhe për të realizuar projektet e veta, por kërkon ta poshtërojë, ta zhbëjë, ta zvarrisë në baltën e procedurave kinse të parlamentit, kundërshtarin”, u shpreh Babaramo.

E vetmja gjë që ka ndryshuar është që tani opozita mund të lëvizë lirisht, shtoi analisti.

“Nëse më parë kishim këto bandat që dilnin dhe thoshin Shkodra nuk i do socialistët, Shijaku nuk i do komunistët dhe dilnin në mitingje dhe bllokonin liderët e opozitës… Këta nuk janë më, kanë ndërruar kah se shkojnë andej nga paraja. E vetmja gjë që ka ndryshuar tjetër është që ikur koncepti mesjetar që kush zotëronte sheshin Skënderbej, që ishte kështjella, simboli i pushtetit, nuk është më”.

Duke folur për komisioin hetimor për dosjes e ish-Shërbimit Informativ Shtetëror, Babaramo u shpreh se deputetët vodhën dosjet e sigurimit. Nisën t’i hetonin dhe spiunuan njëri-tjetrin, sipas tij.

“Dëgjova që thanë kjo çështje të zgjidhet në Gjykatën Kushtetuese. Më kujtoi Gjykatën Kushtetuese të vitit 1996, në zgjedhjet e 26 majit, ishin një batërdi elektorale. Kemi aq memorie sa ta mbajmë mend se çfarë ishte ajo gjykatë. Dihej rezultati i vendimit të asaj gjykate.

Edhe kur thonë për procedurën, ligjet duhet të ndryshojnë… ligjet janë si vera. Sa më shumë të kalojë koha, aq më të mira janë. Sidomos ligjet e vjetra që janë bërë me konsensus të të dyja palëve. Ligji e përcakton qartë, opozita ka të drejtë të krijojë komisione. Ka gjë më sensitive se sa dosjet e Shërbimit Sekret. Çfarë sekret ka tani, për këdo nga ata. Është ngritur një Komision Hetimor Parlamentar, ku deputetët që tani nuk dihet ku janë, kanë rrëmuar të gjitha dosjet e SHISH. Tjetër punë se çfarë bënë pastaj, rrëmuan dosjet e veta dhe të kundërshtarëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat