Ish-studentët kujtojnë 8 Dhjetorin/ Dizdari: Protestuam kundër sistemit

Shqipëria

Ish-studentët kujtojnë 8 Dhjetorin/ Dizdari: Protestuam kundër sistemit

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 21:53
Foto nga vendi i ngjarjes

Blendi Gonxhe dhe Ilir Dizdari, ish-studentë të 8 dhjetorit të ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, kujtuan lëvizjen studentore.

Gonxhe u shpreh se durimit i kishte ardhur fundi, pasi jetesa ishte bërë tepër e vështirë, ndërsa shtoi se të rinjtë kishin uri shpirtërore dhe materiale.

“Data 8 dhjetor ka qenë një i ftohtë i lagësht. Është krijuar ideja sikur lëvizja ka nisur më 8 dhjetor, por nuk është kështu. Edhi momenti kur durimit i erdhi fundi. S’kishte mundësi as të visheshe si njeri. Nuk e imagjinon dot njeri sot se si ka qenë Qytet Studenti. Ishte një situatë që nga pikëpamja e jetesës ishte skandal. Uria shpirtërore me atë materiale, erdhi momenti që…ne e dinim situatën si ishte, edhe pse nuk kishim shërbim celularë. Është ngjizur muaj e muaj më parë.”, u shpreh Gonxhe.

Ndërsa Dizdari u shpreh se në atë periudhë protestohej kundër sistemit. Teksa po kujtonte mbrëmjen e 8 dhjetorit, ai tha se dalja atë natë ka qenë sa spontane, por edhe e koordinuar në të njëjtën kohë

“Ne protestonim kundër sistemit! Ne kishim një specifikë. Nëse ne ishim  ‘jashtë kontrollit familjar’, ishim bashkë, hanim bashkë. Kishim pasur protesta në Shkodër dhe në Kavajë. Dalja atë natë ka qenë sa spontane dhe e koordinuar në të njëjtën kohë. Gjithçka rrodhi si një rrjedhë e natyrshme. Kemi qenë 2 grupe, pastaj u bashkuan të tjerë. Zona jonë ishte e errët, pa drita, ndërsa te zona e vajzave kishte dritë. Dolën vetvetiu liderët e grupeve të vogla. U bë një grup i mirë, jo më shumë se 70-80 vetë. Dolëm dhe u trimëruam më shumë kur dolën dhe vajzat.”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat