Baste sportive në lokal, bien në pranga pronari dhe kamarieri

Shqipëria

Baste sportive në lokal, bien në pranga pronari dhe kamarieri

Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 13:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi u kapën në flagrancë në lokal, duke vënë baste sportive, me celularë.

Gjithashtu policia po punon për kapjen e një personi tjetër, i punësuar më parë në këtë lokal, pasi rezultoi se organizonte baste sportive.

Në pranga për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i lojërave të fatit në kundershtim me ligjin” ranë L. K., 61 vjeç, pasi u kap në flagrancë në lokalin e tij në lagjen “Kala” dhe kamarieri D. P., 31 vjeç, të dy banues në Elbasan,

Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi D. P. punonte kamarier në këtë lokal dhe nuk ishte i regjistruar në organet tatimore.

Gjithashtu, rezultoi se shtetasi K. Xh., 22 vjeç, banues në Elbasan, i punësuar më parë në këtë lokal,
organizon baste sportive në ambientet e lokalit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 celularë, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat