​Maja e Qorres në Llogora, mal, det dhe dëborë

Shqipëria

​Maja e Qorres në Llogora, mal, det dhe dëborë

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 09:55
Foto ilustrim

Flokët e dëborës kanë mbuluar Llogoranë, 40 km në juglindje të Vlorës, duke ofruar një peizazh mahnitës ku kombinohen mjaft bukur bregu i detit dhe malet e mbuluar nga dëbora.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro publikoi sot (e martë) në Facebook pamje nga Qafa e Qorres në Llogora, e cila fton të pasionuarit pas ngjitjeve në mal ta vizitojnë atë.

“Mal, det, dëborë e pisha, të gjitha në të njëjtin vend, në Majën Qorres në Llogora”, shkruan Kumbaro.

Sezoni i turizmit dimëror, ose turizmi i bardhë ka mbërritur edhe në këtë park kombëtar, i njohur për freskinë e tij gjatë ditëve të nxehta të verës dhe për magjinë e dëborës në dimër.

Qafa e Llogorasë ka rëndësi të madhe si një destinacion turistik dhe shërben si një urë tranziti për të dy llojet e turizmit, atë bregdetar dhe atë malor.

Ajo ka potencial të madh për zhvillimin e eko-turizmit, sportet e ajrit, ekskursionet dhe udhëtimet. Ky është një vend klimatik, sepse këtu përzihen të dyja klimat, malore dhe detare e freskët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat