Fondet e investimeve, AMF: Vlera e aseteve rritet me gati 8 %

Shqipëria

Fondet e investimeve, AMF: Vlera e aseteve rritet me gati 8 %

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 08:14
Foto ilustrim

Vlera neto e aseteve të fondeve të investimeve arriti rreth 44.76 miliardë lekë në fund të shtatorit të këtij viti, duke shënuar rritje me 3.29 miliardë lekë, ose 7.94 %, krahasuar me fundin e vitit 2022. Referuar raportit të publikuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), tregu dominohet kryesisht nga investimet në obligacione qeveritare, të cilat përbëjnë 70.12 % të aseteve të fondeve, me një rritje prej 14.43 % krahasuar me fundin e vitit 2021.

 Krahas vlerës së aseteve edhe numri i anëtarëve shënoi rritje gjatë kësaj periudhe.

Të dhënat tregojnë se numri i anëtarëve që kanë investuar në fondet e investimit deri në fund të muajit shtator ishte 31,281 me një ulje prej 8.07 % krahasuar me 31.12.2022.

Gjatë periudhës janar-dhjetor 2022, në tregun e fondeve të investimeve ushtruan aktivitetin e tyre trembëdhjetë fonde investimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat