I riu në Sarandë shkon për të vjedhur, por mbetet pa ndenja nga mbidoza e metadonit

Shqipëria

I riu në Sarandë shkon për të vjedhur, por mbetet pa ndenja nga mbidoza e metadonit

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 18:17
Foto ilustrim

Një 39-vjeçar është gjetur nga policia pa ndjenja brenda Manastirit të Kostarit në Finiq.

I riu, i identifikuar si Ermir Murto kishte hyrë brenda manastirit për të vjedhur, por nuk ka mundur dot të finalizojë qëllimin e tij për shkak se ka humbur ndjenjat. Blutë më pas, e kanë shoqëruar për në spitalin e Sarandës, aty ku mjekët kanë konfirmuar se ka pasur përmbajtje të lartë të metadonit.

Për shkak të ngjarjes së rëndë, ai është transportuar për në Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Sipas policisë, qëllimi i 39-vjeçarit ishte vjedhja e Manastirit të Kostarit. Autori është person me precedentë të mëparshme penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat