“Ku e gjen kohën për kafe e muhabet në Gjermani?! Edhe turkja është lëng gështenjash”, Rama thirrje të rinjve: Investoni në Shqipëri, nuk keni parë gjë akoma!

Shqipëria

“Ku e gjen kohën për kafe e muhabet në Gjermani?! Edhe turkja është lëng gështenjash”, Rama thirrje të rinjve: Investoni në Shqipëri, nuk keni parë gjë akoma!

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 12:08
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, gjatë një aktiviteti për kredi të buta për disa kategori, ka deklaruar sërish se në mesin e vitit 2024, paga mesatare në vendin tonë në sektorin publik, do të shkoj 900 euro.

Ai u shpreh se për disa kategori në sektorin publik, si punonjësit e policisë, ushtarët, mjekët etj, do të ketë rritje të pagës vit pas viti.

Rama u ndal sërish te debati për studentët e mjekësisë dhe projektligjin për të punuar për disa vite në Shqipëri pas përfundimit të studimeve, duke thënë se është një akt patriotik, humanitar dhe profesional. Ai tha se ata që nuk duan të qëndrojnë për disa vite për të shërbyer në spitalet e vendit, atëherë do të duhet që të paguajë tarifën e plotë të studimeve.

Kreu i qeverisë ka bërë thirrje edhe një herë që të rinjtë të mos synojnë largimin drejt Gjermanisë, por të investojnë në vendin e tyre, pasi sipas tij perspektiva është shumë e lartë.

Ndërkohë që nuk i ka kursyer as batutat teksa tha: Ku e gjen në Gjermani kohën, vendin për të pirë një kafe dhe për të bërë lloj-lloj muhabetesh dhe të mbash nëpër gojë dynjanë shqip?! Ku e gjen?! Po të mos ishte një pjesë e ëmbël e jetës, nuk do ishin kafet plot… që të mos flas për ata që kafen e pëlqejnë turke. Keni parë në Gjermani si është kafja? Lëng gështenjash! Po flas për perspektivën dhe po flas me shumë besim sepse e kam të bazuar në gjerat që punojmë përditë.Viti i ri po vjen, dhe… s’keni parë gjë akoma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat