E rëndë në Maliq/ Çifti nga Tirana asfiksohen nga gazi në një hotel, vdes burri

Shqipëria

E rëndë në Maliq/ Çifti nga Tirana asfiksohen nga gazi në një hotel, vdes burri

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 10:53
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në një hotel në Maliq. Një 56-vjeçar nga tirana është asfiksuar nga gazi dhe ka ndërruar jetë.

Policia sqaroi se Bexhet Tresa, bashkë me bashkëshorten ishin akomoduar në hotel dhe si pasojë e rrjedhjes së gazit, burri ka ndërruar jetë.

Policia ndodhet në vendngjarja për të zbuluar plotësisht shkaqet.

“Mëngjesin e sotëm, në një hotel në qytetin e Maliqit, dyshohet se për shkak të rrjedhjes të gazit nga bombola për ngrohjen e dhomës ku ishin akomoduar, janë asfiksuar shtetasi B. T., 56 vjeç dhe shtetasja E. N., 49 vjeçe, banues në Tiranë. Të dy shtetasit u dërguan për ndihmë mjekësore, në spitalin e Korçës, ku 56-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa shtetasja E. N. ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat