Rikthehen reshjet e dëborës në zonat malore, drejtuesve të mjeteve u bëhet apel të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë

Shqipëria

Rikthehen reshjet e dëborës në zonat malore, drejtuesve të mjeteve u bëhet apel të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 21:12
Foto ilustrim

Këtë të premte janë rikthyer reshjet e dëborës në zonat malore të vendit.

Kështu sipas Autoritetet Rrugor Shqiptar, në aksin Ura e Zapodit-Shishtavec dhe në Bogë-Theth gjatë ditës së sotme ka pasur reshje dëbore me intensitet mesatar.

Mjetet borëpastruese kanë bërë pastrimin e rrugës nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat gjatë natës.

Ndërkohë që qarkullimi kryhet pa probleme, ARRSH u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.

“Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet e mësipërme me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në njoftimin e ARRSH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat