Fluks në Kapshticë, pala greke punon me sportel të reduktuar! Krijohet radhë kilometrike mjetesh

Shqipëria

Fluks në Kapshticë, pala greke punon me sportel të reduktuar! Krijohet radhë kilometrike mjetesh

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 14:26
Foto ilustrim

Fluks mjetesh raportohet në Kapshticë ditën e sotme, si në hyrje ashtu edhe në në dalje të vendit. 

Ardhja e emigrantëve, por edhe largimi i shqiptarëve për festa, ka shkaktuar ngarkesë në pikën kufitare me Greqinë. Sipas të dhënave në 24 orët e fundit kanë hyrë 5518 shtetas dhe kanë dalë 2185.

Pala shqiptare punon me 6 sportele kurse ajo greke me 3, çka ka shkaktuar edhe vonesa të shumta.

Edhe në Portin e Durrësit ka pasur një fluks të lartë. Mbi 9500 persona kanë mbërritur në Durrës për festa gjatë 48 orëve të fundit në port. Paraditen e së shtunës me 2 tragete të linjës Bari- Durrës mbërritën 2500 persona, ndërsa deri në mbrëmje priten edhe 3 tragete të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat