Babaramo kundër Berishës: Çështë kjo dalldi kolektive, pse thotë pa mua s’ka PD?

Shqipëria

Babaramo kundër Berishës: Çështë kjo dalldi kolektive, pse thotë pa mua s’ka PD?

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 22:42
Gazetari Ilir Babaramo

Gazetari Ilir Babaramo ka deklaruar se situata politike që po jetojmë për çështjen e Berishës me drejtësinë është një dalldi kolektive që ka shumë dilemma.

Për “Top Story”, Babaramo tha se Berisha ka refuzuar gjithnjë të bashkëpunojë me drejtësinë, saqë e ka detyruar këtë të fundit të shkel procedurat.

“Tani në qoftë se të ka thirrur gjykata, duhet ti bindesh. Urdhri i Gjykatës anulohet në një Gjykatë më të lartë. Pra këto kurthe pas kurthesh të mbivendosura apo të futura njëra brenda tjetrës si ato babushkat ruse, na kanë futur në një kurth të madh. Ky kurth është që opozita të jetë vetëm Sali Berisha”– tha Babaramo, duke shtuar se fraksioni tjetër që pretendon vulën është inekzistent.

Babaramo: Po jetojmë në një dalldi kolektive, ka shumë dilemma. Dilema e parë është se pse po i shmanget drejtësisë. Më kujtohet Xhulio Andreoti 20 vjet më parë, çdo të martë merrte avionin në Romë dhe shkonte në Palermo sepse kishte një process gjyjqësor.

Nuk pati as si as pse… Pra po flasim për njeriun që për 40 vjet ka dominuar politikën italiane që pas Luftës së Dytë Botërore. Por gjithë kjo, po duket tashmë edhe si e stisur sepse duke dëgjuar edhe juristin që thotë, opo janë shkelur procedurat… Tani duke dëgjuar juristin dhe duke parë qasjen zotit Berisha ndaj drejtësisë, që gjithnjë ka refuzuar të bashkëpunojë me drejtësinë, e kanë futur atë në një kurth të tillë që po e detyrojnë të shkel procedurat. Edhe vetë Berisha i ka shkelur shpesh procedurat. Tani në qoftë se të ka thirrur gjykata, duhet ti bindesh. Urdhri i Gjykatës anulohet në një Gjykatë më të lartë. Pra këto kurthe pas kurthesh të mbivendosura apo të futura njëra brenda tjetrës si ato babushkat ruse, na kanë futur në një kurth të madh. Ky kurth është që opozita të jetë vetëm Sali Berisha dhe shumica qeverisëse të jetë Edi Rama dhe ne jemi të detyruar të zgjedhim vetëm mes këtyre të dyve.

Duma: Pra ti thua që ai fraksioni tjetër që pretendon vulën nuk është?

Babaramo: Ku??? Ku është? Ata shfaqen vetëm kur kanë ndonjë mbledhje të KKT-së, Këshilli Kombëtar për rregullimin e Territorit. Pra kur kanë për të dhënë nonjë deklaratë, jo për Kosovën, jo për…

Duma: Po pse e anashkalon faktin që Alibeaj ishte në Këshillin e Mandateve dhe bëri të mundur përcaktimin e kuorumit? Kështu që nuk janë inekzistent ata si faktor politik, por lëvizin sipas llogjikës së tyre.

Babaramo: Ne ishim duke folur me opozitën zonjë…

Duma: Po, për opozitën.

Babaramo: Ok…

Duma: Ke gjë për të thënë për këtë?

Babaramo: Jo, më latë pa fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat