Ndërtimet e legalizuara, mbi 266 milionë lekë për kompensimin e pronarëve

Shqipëria

Ndërtimet e legalizuara, mbi 266 milionë lekë për kompensimin e pronarëve

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 08:36
Vlera e përgjithshme e kompensimit financiar është 266.

Këshilli i Ministrave miratoi kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimet e legalizuara.

Qeveria miratoi kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, për sipërfaqet takuese, të zëna nga ndërtimet e legalizuara në drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës: Tiranë Jug, Tiranë Veri, Tiranë Rurale 1, Tiranë Rurale 2, Kamzë-Vorë, Elbasan, Berat, Gjirokastër, Lezhë, Durrës, Zonat e Stimuluara, Kavajë dhe Vlorë.

Vlera e përgjithshme e kompensimit financiar është 266.

4 milionë lekë, për sipërfaqen 39 279,54 m². Vendimi parashikon se të ardhurat që arkëtohen nga drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si rrjedhojë e kalimit të pronësisë nëpërmjet shitjes së parcelës ndërtimore, si për pasuritë shtetërore, edhe për pasuritë e të tretëve, në favor të objekteve informale që legalizohen, përdoren për kompensimin e pronarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat