Gjatë 2023-tës, 78 persona të kërkuar nga drejtësia janë ekstraduar drejt Shqipërisë

Shqipëria

Gjatë 2023-tës, 78 persona të kërkuar nga drejtësia janë ekstraduar drejt Shqipërisë

Më: 2 janar 2024 Në ora: 20:16
Foto ilustrim

Gjatë vitit 2023, 78 persona të kërkuar nga drejtësia janë ekstraduar drejt Shqipërisë.

73 nga ta janë me shtetësi shqiptare, ndërsa 5 të tjerë të huaj.

Italia dhe Greqia janë vendet nga ku janë ekstraduar më shumë persona, të dyja këto kanë ekstraduar nga 17 të kërkuar.

Pas tyre dominojnë Gjermania, Spanja dhe Anglia.

Edhe pse me disa prej vendeve që mundësuan ekstradimin, Shqipëria nuk ka një marrëveshje ekstradimi, disa prej operacioneve janë finalizuar dhe si rezultat i ndërhyrjes së Interpol apo dhe me shkëmbim.

Autoritetet shqiptare janë duke negociuar edhe me Emiratet Arabe për të sjellë para drejtësisë disa të kërkuar që fshihen në Dubai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat