Vodhi 17 mijë euro në banesën e vëllait të tij, vihet në pranga 38-vjeçari në Elbasan, procedohet bashkëshortja e autorit

Shqipëria

Vodhi 17 mijë euro në banesën e vëllait të tij, vihet në pranga 38-vjeçari në Elbasan, procedohet bashkëshortja e autorit

Më: 4 janar 2024 Në ora: 11:29
Foto ilustrim

Një 38-vjeccar është vënë ditën e sotme në pranga nga policia e Elbasanit.

Shtetasi Elton Muça ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se në bashkëpunim me bashkëshorten e tij ka vjedhur nga shtëpia e vëllait të tij një shumë parash prej 17 mijë eurosh.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti i shtetasit E. M., të cilin ky shtetas dyshohet se e ka blerë me paratë e vjedhura.

Njoftimi: 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, pas një hetimi disamujor, me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bathës”.

Si rezultat i këtij operacioni u kap dhe u vu në pranga shtetasi Elton Muça, 38 vjeç, banues në fshatin Bathës, në zbatim të urdhrit të ndalimit nga Prokurori, për veprën penale “Vjedhja”.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen K. M., 37 vjeçe (bashkëshortja e shtetasit E. M.).

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta dy shtetas, më 23.04.2023, kanë vjedhur 17 000 euro në banesën e shtetasit M. M., në fshatin Bathës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti i shtetasit E. M., të cilin ky shtetas dyshohet se e ka blerë me paratë e vjedhura.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat